16:24 / 09.02.2020
Sezon i çmendur për Pazzinin, kalon edhe Ronaldon
Me penalltinë e shënuar ndaj Juventusit, ai riktheu ekuilibrat në kampionat, por jo vetëm.
Giampaolo Pazzini mbrëmjen e djeshme tregoi se është i pagabueshëm nga 11 metra.
Sulmuesi 35-vjeçar ka përqindjen më të lart të realizimit me penallti, madje duke kaluar edhe Ronaldon, duke marrë në konsideratë ata që kanë ekzekutuar më shumë se 10 penallti, transmeton KJ.
3 nga 4 golat e këtij sezoni i ka shënuar nga pika e bardhë, duke pasur një rendiment të frikshëm. Pazzini shënon çdo 39 minuta.
Veterani lë pas edhe Immobilen, që shënon çdo 73 minuta, si dhe Ronaldon që shënon çdo 88 minuta.























