15:23 / 11.02.2020
Sekreti i formës fizike të Lukakut, rigjeneron trupin në një dhomë speciale
Romelu Lukaku nuk ka ndërmend të ndalet. Bomberi i Interit realizoi golin e 17-të në Serie A në derbin përballë Milanit dhe golin numër 21 sezonal.
Kjo e ka një sekret. Lukaku përdor një dhomë hiperbarike në shtëpinë e tij, diçka që i lejon të çlodhet dhe pushojë ashtu siç duhet. Sulmuesi zikaltër e ka montuar në shtëpi këtë dhomë dhe po ia del të rikuperohet dhe të rigjenerojë trupin e tij në mënyrë perfekte.
Pasojat pozitive dallohen lehtësisht në fushën e blertë, aty ku Lukaku vrapon pafund dhe kryen sprinte të shumta. Një dhomë të tillë përdorin edhe futbollistë të tjerë, mes tyre edhe CR7.























