15:52 / 11.02.2020
Liverpooli synon talentin e Villarealit, spanjollët refuzojnë 35 mln euro
Samuel Chukwueze është një nga të rinjtë më interesantë të La Ligas këtë sezon. 20-vjeçari po bën shumë mirë me fanelën e Villarreal dhe diçka e tillë ka bërë që në drejtim të tij të ketë shumë oferta.
Një të tillë e ka bërë Liverpooli që në afatin e janarit por drejtuesit e “nëndetëses së verdhë” e kanë refuzuar. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, “The Reds” kanë ofruar 35 milionë euro për nigerianin por një ofertë e tillë nuk i ka bindur drejtuesit e Villareal. Chukwueze ndiqet me mjaft interes edhe nga skuadra tjetër e Premier League, Chelsea.























