Chelsea e United, gati 120 milionë euro për Sancho
BKT
Sport

Chelsea e United, gati 120 milionë euro për Sancho

Dy klubet e mëdha anglez, Chelsea dhe Manchester United janë duke u përgatitur që të hedhen në sulm për yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Sipas mediave britanike, londinezët dhe “Djajtë e Kuq” janë duke e monitoruar sulmuesin e ‘milionerëve’ të Gjermanisë.

Transferimi i Haaland tek Dortmundi, duke se i ka hapur rrugë largimit te Snachos, i cili prej kohësh kërkohet nga top-klubet evropiane.

Siç raportohet, Chelsea dhe United janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 120 milionë euro për talentin anglez.