Mirandes pëson humbje, por mban gjallë shpresat
Sharr Travel

Mirandes pëson humbje, por mban gjallë shpresat

Befasia e këtij edicioni në Kupën e Mbretit, Mirandes, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Sociedadit, por goli i shënuar nga Matheus e ka lënë këtë skuadër modeste me shpresa për ta siguruar finalen në ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet.

Në fakt, Real Sociedadi fitoi 2:1, me golat e shënuar nga Oyarzabal (8'-pen) dhe Odegaard (41'), por goli i barazimit të përkoshëm nga Matheus Aias (38') i jep shpresa të mëdha Mirandes që të vazhdojë edhe më tutje ëndrrën për ta prekur finalen e madhe të kësaj gare.