Carragher: Fernandes, me është një prurje e zgjuar
Sharr Travel

Carragher: Fernandes, me është një prurje e zgjuar

Ish-mbrojtësi i Liverpool dhe analisti i SkySport, Jamie Carragher, ka dhënë opinionet e tij sa i takon përplasjes “big” të kësaj jave në Premier League, Chelsea-Man. United.

Carragher tha për SkySports: “Unë gjithmonë mendoj se mesfushën më të mirë, e ka Chelsea, sepse ka mesfushorë me të vërtetë të fortë. Jorginho, Kante dhe Kovacic janë të shkëlqyer. Realisht, është me të vërtetë një pikë e fortë dhe ata kanë edhe lojtarë si Mason Mount ose Ross Barkley, të cilët mund të luajnë në mesfushë nëse është nevoja”, ka theksuar Carragher.

Sa i përket prurjes së re te "Djajtë e Kuq" Bruno Fernandes, ai është shprehur: "Mesfusha ishte një pozicion ku Manchester United dëshironte të forcohej, me Paul Pogba dhe Scott McTominay që ishin të dëmtuar, kështu që unë mendoj se është një prurje e zgjuar. Do të jetë interesante të shihet se si do të përballet Fernandes kundër Chelseat në transfertë. Është krejtësisht e ndryshme të luash kundër Chelsea në transfertë se të luash në shtëpi ndaj Wolves”, tha Carragher ndër të tjera.