Visar Bekaj firmos kontratën e re: Nuk ik pa fituar titullin!
Në ditën e të dashuruarve, Prishtina dhe Visar Bekaj vendosën të nënshkruanin kontratën e re deri në verë të vitin 2021.
Prishtina, në fakt, po insiston që të mos ketë asnjë futbollist pa kontratë në përfundim të sezonit.
“Ndonëse kisha disa oferta nga jashtë vendit gjatë afatit kalimtar që lamë pas, në marrëveshje me kryesinë vendosa të qëndroj edhe një sezon pranë klubit të zemrës,” – deklaroi Beka për faqen e klubit të Prishtinës. – “Me gjasë nuk do të iki dot pa titullin kampion”.
Bekaj, i cili hyn në vitin e 6-të me fanellën bardhekaltër ka regjistruar 148 paraqitje me ekipin kryeqytetas.
“Jam i bindur se bashkë me Prishtinën, objektivat për titull dhe pjesëmarrjen në Evropë do t’i prekim në fund të sezonit”, përfundon “gardiani” bardhekaltër.























