Lazio rrezikon Juven për titull, mposht Interin

Lazio rrezikon Juven për titull, mposht Interin

Ndeshja derbi e javës 24 në Serie A ndërmjet Lazio dhe Inter ka përfunduar sonte me fitoren e vendësve me rezultat 2:1.

Golat për skuadrën romake i shënuan Immobilie në minutën 50 nga penalltia dhe Milinkoviq-Saviq në minutën 69.

Ashley Young ishte autori i golit të vetëm për Interin në minutën 44 të pjesës së parë.

Pas kësaj humbje, Inter ka humbur vetin e dytë në tabelë, duke ia lëshuar Lazio e cila ka 56 pikë, një më pak se lideri Juventus.