S’ka fitore për Realin, ndalet nga Celta Vigo në ‘Bernabeu’

S’ka fitore për Realin, ndalet nga Celta Vigo në ‘Bernabeu’

Real Madridi ka hedhur një hap të gabuar në luftën për titull.

Los Blancos kanë barazuar 2:2 në përballjen me Celta Vigo në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.

Ishin mysafirët ata që e nisën në mënyrë perfekte ndeshjen, duke shënuar me Smolov (7’) – i cili ishte edhe goli i vetëm i pjesëlojës së parë.

Por 45 minutëshi i dytë solli një Real më këmbëngulës, që arriti të përmbyste gjithçka – fillimisht me Toni Kroos (52’) pastaj me Sergio Ramos (65’) nga 11-metërshi.

Kur mendohej se fitorja do t’i takonte vendasve, në skenë doli Santi Mina (85’) i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2:2.

Reali mbetet në vendin e parë me 53 pikë, një më shumë se Barcelona një pozitë më poshtë, ndërsa Celta ka 21 pikë në vendin e 17.