Superliga një realitet, në Champions vetëm pesë më të fortët

Superliga një realitet, në Champions vetëm pesë më të fortët

Superliga e shumë kontestuar si plani i ardhshëm i futbollit europian, po jep një identik të sajin në Ligën e Kampioneve të këtij sezoni.

Për herë të parë në histori, janë aktualisht pjesëmarrës në të tetat e finaleve, vetëm skuadra nga 5 kampionatet më të forta, duke lënë jashtë ligat e tjera, ku ndoshta është investuar me më shumë pasion, e ku është punuar me të rinjtë.

Premier Liga kampionati spanjoll, Bundesliga, Serie A e Liga franceze janë të gjithë këtu me përfaqësuesit e tyre. Nuk ka vend për outsider për herë të parë, dhe duket se përralla e Ajaksit sezonin e kaluar ishte vetëm një devijim i përkohshëm pasi turneu elitar kontinental, është pasqyrim i një ekuilibri të munguar në sistem. 5 kampionatit kryesore, marrin kështu 75% të totalit të fitimeve.

Më parë ekipe nga Portugalia, Holanda, Rusia, Danimarka Greqia apo madje dhe Qipro kanë qenë në faza të avancuar, por nuk është sezoni aktual, ai që duhet të marrim shembull. Ndërsa turneu i elitës po evoluon në një Superlig Europiane, duket vite dritë larg nga ajo çfarë menduan krijuesit.

Në sezonin 1992-93, i pari në Ligën e Kampioneve moderne, 16 ekipet e fundit të mbijetuara përfaqësonin fituesit e titujve në 16 shtete të ndryshme, por 3 dekada më vonë, kjo është reduktuar me dy të tretat, në një kontrast të frikshëm që po alarmon tifozët.