‘Sancho do të transferohet në Liverpool’

‘Sancho do të transferohet në Liverpool’

Gazetari i “Sky Sport” Kaveh Solhekol është tepër i sigurt se talenti i Borusia Dortmund Jadon Sancho do të luajë për Liverpoolin sezonin e ardhshëm.

Sipas tij, 19-vjeçari anglez Sancho vështirë se do të refuzonte një ofertë të Liverpoolit, të cilët janë favoritë për të fituar Ligën e Kampioneve si dhe kampionatin anglez.

Solhekol shton se Manchester United interesohet shumë për talentin sensacional Sancho, por fakti që skuadra e Solskjaer nuk jep garanci për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, Liverpooli është opsioni më i mirë për Sanchon.