Liverpool e ka seriozisht për Rashicën, largon Lallanan

Liverpool e ka seriozisht për Rashicën, largon Lallanan

Milot Rashica me shumë gjasa do të lëvizë në merkaton e verës. Klauzola e tij prej 35 milion eurosh ka vënë në lëvizje shumë skuadra, por Liverpool, sipas medieve britanike, është ekipi favorit për firmën e tij.

23 vjeçari ka qenë lojtari i vetëm që po bën një sezon të mirë në Bundesliga, pasi Werderi i tij, rrezikon rënien nga kategoria. Rashica ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 3 herë, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e Klopp.

Për të siguruar firmën e tij, Liverpool është gati të heqë dorë edhe nga Lallana, duke mos i rinovuar kontratën mesfushorit anglez, raporton abcnews.

Gjithashtu, në verë pritet të largohet edhe Shaqiri, kështu që afrimi i Rashicës duket më se i logjikshëm.