De Bruyne madhështor, City mund West Ham-in

De Bruyne madhështor, City mund West Ham-in

Është mbyllur takimi mes Manchester Cityt dhe West Hamit, me fitoren e pastër 2-0 të “Qytetarëve”.

Të besuarit e Pep Guardiolës e dominuan totalisht këtë takim dhe i merituan tre pikët.

Gabriel Jesus pati dy raste të pastra brenda 30 minutave të para, por i vetëm përballë portierit Fabianksi, nuk arriti të shënojë. Në minutën e 30-të, mesfushori Rodri do të kalonte në avantazh Cityn.

Pas një krosimi perfekt të Kevin De Bruyne, spanjolli gjuan me kokë dhe mposht portierin e West Ham.

Me rezultatin 1-0, u mbyllën 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, De Bruyne do të shënonte vetë, në minutën e 62-të, për të vendosur rezultatin final të sfidës.