Leipzing befason Tottenhamin, Atalanta shkatërron Valencian

Leipzing befason Tottenhamin, Atalanta shkatërron Valencian

Skuadra gjermane, Leipzing e ka shokuar Tottenhamin, duke e mundur midis Londrës, me rezultat 0-1, të mërkurën në kuadër të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Në një sfidë të “nxehtë” skuadra gjermane golin e fitores se gjeti në minutën e 58-të përmes yllit të tyre, Werner, i cili shënoi nga pika e bardhë. Me këtë rezultat Leipzing ka bërë hapin e madh për të kaluar në rundin tjetër të garave, sepse sfidën e kthimit e luan në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë, Atalanta e Berat Gjimshitit, i cili nuk luajti për shkak të një lëndimi, e ka thyer Valencian, duke e mposhtur bindshëm prej 4-1.

Hateboer (16’, 63’), Ilicic (42’) dhe Freuler (57’), shënuan golat e fitores për skuadrën italiane, derisa golin e nderit për ekipin spanjoll, e realizoi Cherychev (66’).

Atalanta më këtë fitore thuaj se ka siguruar kalimin në rrethin tjetër të garave në Ligën e Kampionëve, sepse Valencia do ta ketë shumë vështirë të përmbyse rezultatin në sfidën e kthimit që luhet në ‘Mestalla’.