Ja pse dështoi transferimi i Januzajt te Milani

Ja pse dështoi transferimi i Januzajt te Milani

Adnan Januzaj ka mundur shumë lehtë të kalojë te Milan gjatë afatit kalimtar të janarit.

Është gazetari Fabrico Romano që ka zbuluar arsyen e dështimit të këtij transferimi.

Sipas Romanos, shkas për mos finalizimin e këtij transferimi, kanë qenë arsyet financiare, me Milan që ka refuzuar të paguante shumën e kërkuar nga Real Sociedad.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, gjatë afatit kalimtar të janarit është kërkuar edhe nga Roma.

Kujtojmë se Januzaj për një kohë ka qenë edhe lojtar i Manchester United.