Interi nuk do të rrezikojë, ja kur pritet të rikthehet kapiteni Handanovic

Interi nuk do të rrezikojë, ja kur pritet të rikthehet kapiteni Handanovic

Antonio Conte shpreson që ta ketë sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion Samir Handanovic. Portieri slloven ka zhvilluar ndeshjen e fundit me 29 janar kundër Fiorentinës për Kupën e Italisë dhe qëndron pushim prej atij momenti.

Dëmtimi i gishtit të vogël të dorës ka ndikuar që Interi të luajë pa kapitenin këtë periudhë. Në portë është aktivizuar Daniele Padelli, por 34-vjeçari nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij. Handanovic do të mungojë edhe në sfidën e së dielës ndaj Sampdorias. Zikaltrit nuk duan të rrezikojnë dhe po presin rikuperimin e plotë të “gardianit” të portës.

Lojtari do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit për Europa League kundër Ludugorets, teksa rikthimi i tij pritet të ndodhe në duelin ndaj Juventusit. Interi udhëton drejt Torinos me datë 1 mars, sfidë shumë e rëndësishme për titullin kampion. Objektivi i Handanovic është që të jetë gati për këtë duel dhe po punon fort për t’ia dalë.