Përplasja me Messin, Robertson: Më vjen turp nga vetja, kam respekt për të

Përplasja me Messin, Robertson: Më vjen turp nga vetja, kam respekt për të

Fitorja 4-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Champions League në sezonin e kaluar i hapi rrugë Liverpoolit të dilte në finale dhe të fitonte trofeun prestigjioz për herë të gjashtë në histori.

Djemtë e Klopp kishin humbur në “Camp Nou” 3-0, por në fushën e tyre u treguan të jashtëzakonshëm dhe realizuan një nga përmbysjet më të çmendura të viteve të fundit. Andrew Robertson nuk e harron kurrë mbrëmjen e 7 majit të vitit të kaluar, njësoj si të gjithë tifozët e “The Reds”. Gjithsesi, mbrojtësi i majtë skocez ndihet keq për gjestin e kryer ndaj Leo Messit. Robertson e shtyu nga koka “pleshtin”, veprim për të cilin është penduar

“E mbaj mend atë episod dhe më vjen turp nga vetja. Nuk më pëlqen aspak ta shoh përsëri. Atë ditë kishte shumë intensitet, por nuk është aspak i justifikueshëm gjesti im kundrejt futbollistit më të mirë në botë. Gëzoj respekt të madh për Leo Messin dhe Barcelonën“, deklaron për Daily Mail mbrojtësi i Liverpool.