Sevilla mposht Getafen dhe i merr vendin e tretë

Sevilla mposht Getafen dhe i merr vendin e tretë

Sevilla ka mposhtur bindshëm me rezultatin 0-3 ekipin e Getafes, në fushën e këtyre të fundit. Getafe është surpriza e bukur e këtij sezoni në La Liga dhe deri para kësaj sfide, mbante vendin e tretë, pas Barcelonës dhe Real Madridit.

Megjithatë, Sevilla tregoi të gjithë potencialin dhe e mposhti Getafen duke dominuar. Lucas Ocampos shënoi golin e parë të sfidës në fundin e pjesës së parë, ndërsa Fernando në të 67-ën, dyfishoi për andaluzianët.

Golin e tretë dhe të fundit të sfidës, do ta shënonte Kounde, në minutën e 75-të. Kjo fitore e ngjit Sevillan në vendin e tretë, me 43 pikë, duke rrëzuar Getafen në vendin e katërt me një pikë më pak.