Largohet një ikonë, Maria Sharapova i thotë lamtumirë tenisit
BKT
Sport

Largohet një ikonë, Maria Sharapova i thotë lamtumirë tenisit

Tërhiqet përfundimisht nga tenisi një nga ikonat e këtij sporti, Maria Sharapova.

Bjondja siberiane vendosi të thotë lamtumirë në moshën 32-vjeçare, pas një karriere 18-vjeçare si teniste profesioniste.

Lajmin e dha vetë bukuroshja ruse, nëpërmjet një letre të gjatë të publikuar nga “Vanity Fair” dhe “Vogue”, ku ndër të tjera shkruan:

“Si ia bën për të hedhur pas krahëve jetën e vetme që ke njohur? Si mund të largohesh nga fushat ku ti je stërvitur që kur ishe fëmijë, nga loja që dashuron – të ka bërë të derdhësh lot dhe të përjetosh emocione të pabesueshme – nga një sport ku ke gjetur familjen, bashkë me fansat që janë mbledhur pas teje për më shumë se 28 vjet? E di këtë, prandaj, ju lutem, më falni. Tenis, po të them lamtumirë.”

Turnetë Grand Slam të fituar:

– Australian Open 2008

– Roland Garros 2012 dhe 2014

– Wimbledon 2004

– US Open 2006

Numri 1 në botë për 21 javë

Fituese e WTA Finals 2004

Medalje argjendi në Olimpiadën “Londër 2012”

36 tituj WTA (single)