​Rrëfimi i Mbappe-s: Kur më thirri Zidane ishte sikur të shkoja në hënë?

​Rrëfimi i Mbappe-s: Kur më thirri Zidane ishte sikur të shkoja në hënë?

Kylian Mbappe publikoi një letër në “The Players Tribune”, në të cilën kujtoi ditët kur stërvitej te Real Madrid, kur ishte fëmijë duke treguar edhe marrëdhëniet me Zinedine Zidane.

Super talenti e cilësoi francezin si një nga idhujt e tij në futboll.

“Pak para se të mbushja 14 vjeç, mora një surprizë të madhe. Babai im mori një telefonatë nga dikush te Real Madridi, që më ftonte të shkoja në Spanjë për një seancë stërvitore gjatë pushimeve. Ishte një surprizë, sepse në fakt, Zidane i kishte thënë babait tim: “Zidane kërkon të shohë djalin tuaj”.

Në atë kohë, “Zizou” ishte drejtori sportiv i klubit. Sigurisht, ishte si të kisha marrë ftesë për të shkuar në hënë. Isha i paduruar për të shkuar atje.

Kishte shumë presion dhe familja ime dëshironte të më mbronte nga gjithçka. Ishte ditëlindja ime e 14-të atë javë. Ajo që nuk dija ishte organizimi i prindërve dhe ekipit tim në atë kohë, për të më çuar në Madrid. Kjo ishte dhurata e tyre. Ne nuk i thamë askujt se ku po shkonim. Nuk iu tregova as miqve të mi më të afërt, sepse isha shumë nervoz. Nëse gjërat nuk shkonin mirë, nuk doja të kthehesha në lagjen time dhe të shihesha si dështak, transmeton KJ.

Takimi me Zidane? Nuk do ta harroj kurrë momentin kur arritëm në qendrën e stërvitjes, direkt nga aeroporti. Zidane na priti në parkingun ngjitur, me makinën e tij. Ishte një makinë me të vërtetë e bukur, natyrisht. Ne e përshëndetëm njëri-tjetrin dhe më pas më dërguan në fushë për t’u stërvitur. Ai po më tregonte ndjenjësen e përparme të makinës, sikur të thoshte: Shko, hyr brenda.

Por, unë e pyeta: A t’i heq këpucët? Hahaha! Nuk e di pse ia thashë këtë. Ishte makina e “Zizou”! Dhe ai mu përgjigj: Sigurisht që jo, hajde, hyr. Zidane më çoi në kampin e stërvitjes, ndërsa rrugës po mendoja me vete: a jam vërtet në makinën e Zizou. Unë jam Kylian i Bondy. Kjo nuk është e vërtetë. Ndonjëherë, edhe kur vërtet po jeton diçka, ndjehesh sikur je në ëndërr…”, ka rrëfyer Mbappe.