Carles Perez është zyrtarisht i Romës

Carles Perez është zyrtarisht i Romës

Roma ka blerë zyrtarisht kartonin e Carles Perez. I ardhur në formë huazimi nga Barcelona, sulmuesi i talentuar spanjoll tashmë është në të gjitha efektet një futbollist i skuadrës verdhekuqe, pasi Roma ka paguar në arkat e klubit katalanas shumën e 11 milionë eurove.

Blerja përfundimtare e Perez kishte një kusht paksa qesharak në kontratën e firmosur mes dy klubeve, që Roma të merrte një pikë në kampionat dhe në sfidën ndaj Lecces, skuadra e Fonsecas mori 3 pikë, kështu që futbollisti i dalë nga kantera katalanase u shndërrua një lojtar i Romës.

Deri tani 22-vjeçari ka luajtur 5 ndeshje me Romën mes Serie A dhe Europa League duke shënuar dhe një gol.