N`Golo Kante në ‘orbitën’ e Real Madridit
BKT
Sport

N`Golo Kante në ‘orbitën’ e Real Madridit

Real Madrid është duke provuar të transferojë mesfushorin e Chelseas, N`Golo Kante.

Raportimet e fundit thonë se presidenti i Realit, Florentino Perez ka hapur bisedimet për ta transferuar francezin.

Përformancat jo të mira nga Casemiro kanë bërë që "Los Blancos" të mendojnë për të transferuar tjetër mesfushor defansiv në skuadër.

Vlera e Kante është 102 milionë euro, por thuhet se transferimi ka shumë shanse të mos ndodh sepse është i pazëvendësueshëm te skuadra e Frank Lampard.

Kante momentalisht është i lënduar dhe pritet të rikthehet brenda muajit.