Evitohet përballja me Shqipërinë, Kosova luan ndaj Greqisë
BKT
Sport

Evitohet përballja me Shqipërinë, Kosova luan ndaj Greqisë

Është e evituar përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Në shortin e hedhur të martën në Amsterdam Kosova është shortuar në një grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, kurse Shqipëria në një grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Në dy grupet e tjera janë: Mali i Zi, Qipro, Luksemburgu dhe Azerbajgjani si dhe Gjerogjia, Maqedonia e Veriut,  Estonia dhe Armenia.

Liga e Kombëve do të fillojë në shtator të këtij viti.