15:48 / 04.03.2020
Ja si duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme
Ballkani me fitoren e sotme kundër Dritës (2-0), ka “blinduar” kreun e tabelës me 44 pikë, tri më shumë së Gjilani që sot mundi Feronikelin.
Ndërkohë, Llapi mbetet në mesin e tabelës edhe pas fitores kundër Trepcës ’89.
Llapjanët ndodhen në pozitën e gjashtë me 31 pikë, kurse, Trepca ’89 mbetet në zonën e rrezikshme me 26 pikë të tubuara.























