Dortmund blen për 35 milionë euro talentin 16 vjeçar
BKT
Sport

Dortmund blen për 35 milionë euro talentin 16 vjeçar

Quhet Jude Bellingham edhe është 16 vjeç por kjo nuk e ka penguar talentin anglez të vendos disa rekorde në futbollin ishullor.

Futbollisti i talentuar  hyri në histori më 6 gusht 2019 (ishte 16 vjeç dhe 38 ditë), kur u bë lojtari më i ri i klubit, teksa luajti titullar në humbjen 3-0 në Carabao Cup në Portsmouth, duke thyer rekordin e vendosur nga legjenda e “Blues”, Trevor Francis, në vitin 1970.

Në këto kushte Borussia e Dortumdit e cila është një skuadër e cila beson tek futbollistët me potencial ka prenotuar Bellinghamin.

Sot, gazeta gjerman “Bild” raporton se  Borussia ka rënë dakord për një marrëveshje prej 35 milionë eurosh me klubin e Birminghamin për të nënshkruar me të riun, çka do të rezultonte një transferim rekord për klubin Bundesliga.