22:50 / 04.03.2020
Eintracht eliminon Werderin e Rashicës nga Kupa e Gjermanisë
Werder Bremeni assesi të gjejë formën e mirë. Skuadra e Milot Rashicës është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pasi sonte u mposht nga Eintracht Frankfurt, me rezultat 2-0, në sfidën e çerekfinales së kësaj gare joshëse në Gjermani.
Eintracht është treguar ekip më i mirë se Bremeni, kjo e fundit akoma nuk po e gjen formulën për të dalur nga kriza.
Andre Silva në minutën e 45-të nga penalltia dhe Kamada (60’), shënuan për fitoren e Eintrachit e cila tani prek gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.
Në radhët e Bremenit si gjithnjë titullar ishte edhe kosovar Milot Rashica, i cili nuk tregoi formën e tij më të mirë.























