16:15 / 05.03.2020
Drenica fiton derbin e mbijetesës, paqe në Vushtrri
Drenica ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i kur zonës së rrezikshme.
Drenicasit pas katër disfatave radhazi, rigjejnë fitoren, duke mundur Flamurtarin, me rezultat 3-1, sot në “Bajram Aliu” në kuadër të elitës së futbollit tonë.
Alban Shilova shënoi dy golësh, derisa një gol për Drenicën e realizoi Hysenin, kurse, golin e nderit për skuadrën prishtinase e shënoi Kabashi.
Ndërkohë sfida tjetër e ditës së sotme mes Vushtrrisë dhe Dukagjinit është mbyllur baras 3-3, në një sfidë me plotë rase dhe gola.























