Përurohet libri për Arif Demollin

Përurohet libri për Arif Demollin

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës në bashkëpunim me Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” organizojnë promovimin e librit: ARIF DEMOLLI mes dhembjes, gazit e mrekullisë (Tjerët për veprën letrare të Arif Demollit).

Libri është një përmbledhje e shkrimeve kritike e eseistike për krijimtarinë letrare të Arif Demollit, shkrimtarit të Murrizajës – Makondos shqiptare. Sabri Hamiti, Mensur Raifi, Agim Deva, Xhevat Syla, Kujtim Shala, Kujtim Rrahmani, Nysret Krasniqi, Bajram Krasniqi, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci e shumë të tjerë krijojnë profilin e shkrimtarit që ka shkruar për fëmijë e të rritur, e është ngritur në simbol të shkrimtarit të Gollakut e të gjithë hapësirës shqiptare.

Për librin flasin: Nergize Demolli, Skënder Zogaj dhe Munish Hyseni.

Promovimi mbahet ditën e premte, më 6 mars 2020, në orën 11.00 në hapësirat e

bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Dardani.