Sonte Kosovë-Rusi në RTK1 HD
BKT
Sport

Sonte Kosovë-Rusi në RTK1 HD

Emocionet e Kombëtares së Kosovës rikthehen për tifozët, por kësaj here në kategorinë e femrave.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, luan sonte kundër Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Ndeshja e paraparë të luhet në ‘Fadil Vokrri’, është zhvendosur në Gjermani nga UEFA, në stadiumin “Brita Arena” në Wiesbaden.

Kosova është pjesë e grupit A, dhe pas tri ndeshjeve ka grumbulluar gjashtë pikë, duke u renditur në vendin e katërt në grup.

Vendi i parë është ‘betonuar’ nga vashat e Holandës, por gara për vendin e dytë mbetet e hapur.

Ndeshja mes Kosovës dhe Rusisë do të transmetohet direkt në RTK në ora 18:00.