Një lexues e ktheu një libër në bibliotekë 80 vjet pasi e kishte huazuar

Një lexues e ktheu një libër në bibliotekë 80 vjet pasi e kishte huazuar

Nëse ky person mund t’ia kthejë librin e tij të bibliotekës pas kaq shumë vitesh, kështu mundeni edhe ju: javën e kaluar, dikush solli një kopje të The White Owl (Huti i bardhë) nga Annie MP Smithson në një bibliotekë në Irlandë më shumë se 80 vjet pasi e kishte huazuar nga bibloteka.

Domethënë kanë kaluar më shumë se 28,000 ditë nga data e caktuar e kthimit (bibliotekat japin dy javë kohë për të kthyer librat e tyre, sipas politikës së Bibliotekës Publike Gweedore).

Ja një listë e gjërave që i kanë ndodhur njerëzimit pasi ky libër është huazuar nga biblioteka: Lufta e Dytë Botërore, Zhdukja e Amelia Earhart, Shpikja e Slinky.

Asistenti i lartë i bibliotekës, Denis McGeady, tha se ishte i befasuar që libri ishte rikthyer, për të thënë të paktën. “Kthimi i këtij libri është një kujtesë e këndshme për këdo që ka ndonjë libër që nuk e ka kthyer që të mos ketë frikë ta kthejë”, tha McGeady.

Sigurisht, Irlanda hoqi tarifat për librat e vonuar në janar, kështu që kjo ndihmon. Pavarësisht, le të vazhdojmë të gjithë këtë javë me guximin e dikujt që mundi të pranojë se ky libër ishte akoma në shtëpinë e tij tetë dekada më vonë.