16:10 / 06.03.2020
Lazio e do Muriqin, gati 20 milionë euro
Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi duket se karrierën do ta vazhdojë në Serie A.
Sipas Calcio Mercato, Muriqi mund ta vazhdojë karrierën tek Lazio. Ylli i “Dardanëve” po bën një sezon të madh me Fenerbahcen, dhe falë përformances së tij, tashmë ai ka ndezur interesimin e klubeve të mëdha jo vetëm italiane, por edhe atyre nga Premier League.
Siç raportohet, “lacialët” e duan Muriqin ose Olivier Giroud te Chelseat për sezonin e ardhshëm.
Skuadra italiane thuhet se është gati t’ia ofrojë Fenerbahces 20 milionë euro për ta bërë të vetin sulmuesin kosovar.
Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit, këtë edicion ka shënuar 15 gola dhe gjashtë asistime, duke qen njëri lojtarët kryesor tek skuadra turke.























