18:50 / 06.03.2020
Mbyllet pjesa e parë, Rusia në epërsi ndaj Kosovës
Pjesa e parë mes Kosovës dhe Rusisë, është mbyllur me epërsinë e skuadrës ruseve prej 0-2.
Dardanet dhe ruset po ballafaqohen në stadiumin “Brita Arena” në Wiesbaden, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2021.
Fillimi i Dardaneve nuk ishte i mirë pasi që Fjolla Shala shënoi autogol në minutën e parë, duke kaluar Rusinë në epërsi prej 0-1, ndërkaq Korovkina dyfishoi avantazhin e ruseve në 0-2.
Vashat tona edhe pse u munduan mjaft shumë, megjithatë, nuk ia dolën që të prekin rrjetën e skuadrës kundërshtare. Pas pak nis pjesa e dytë.























