23:08 / 06.03.2020
Zbardhet biseda e Ronaldos me Perezin pas “El Clasicos”
Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm të dielën në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës , e cila u fitua nga madrilenët me rezultatin 2-0.
Portugezi pas përfundimit të ndeshjes ka pasur një takim me të gjithë lojtarët e Realit, por jo vetëm.
Sipas asaj që shkruan “Diario Gol”, 35-vjeçari ka pasur edhe një takim me Florentino Perez, teksa është zbuluar edhe biseda mes tyre.
“Po të isha ende në Madrid në do të ishim pretendentët kryesorë për të fituar çdo trofe në këtë sezon, duke përfshirë këtu kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampionëve”, mësohet t’i ketë thënë Ronaldo Perezit.
Kaq ka mjaftuar që të fillojnë të qarkullojnë zëra që e lidhin Ronaldon me një rikthim të mundshëm te Reali.























