13:07 / 07.03.2020
Reali e Barcelona pas talentit te Chelseat
Talenti i Chelseat, Billy Gilmour është në “radarët” e dy gjigantëve spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, raporton Eldesmarque.
18 vjeçari po bën një sezon të mirë më londinezët, dhe tashmë klubet e mëdha evropiane janë duke e monitoruar.
Gilmour shkëlqeu në fitoren e Chelseat kundër Liverpoolit në FA Cup. Sic raportohet, Reali dhe Barcelona tashmë janë duke bërë gati planin për ta blerë lojarin, i cili gjithashtu kërkohet edhe nga Manchester City.























