15:15 / 07.03.2020
Ancelotti: As në Itali nuk më kanë pritur më mirë së këtu
Carlo Ancelotti duke folur për faqen zyrtare të Evertonit, është shprehur shumë i lumtur më pritjen që i është bërë atij tek Evertoni.
Tekniku italian pak kohë më parë mori drejtimin e Evertonit. Ai thotë se as në Itali nuk është pritur më mirë se në Everton.
Ai beson se nuk do të mungojë suksesi në projektin e klubit të Eevrtonit.
“Sinqerisht, unë nuk kisha një pritje të tillë në Itali. Ndoshta ishte një situatë e ngjashme në Milano. Ishte bukur edhe në vende të tjera, por këtu është më e mirë”, tha Ancelotti.
“Ky klub ka ambicie dhe mundësinë e arritjes së suksesit. Projekti është i qartë dhe unë jam këtu gati për të arritur qëllimet e përcaktuara”, theksoi strategu italian.























