Flamurtari gjunjëzon liderin
BKT
Sport

Flamurtari gjunjëzon liderin

Flamurtari ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në garën për mbetje në elitë para tifozëve të vet. Kuqezinjtë kanë mposhtur liderin e renditjes, Ballkanin, me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 22-të Ipko Superligë.

Golat për Flamurtarin i shënuan Bashkim Shala dhe Veton Kabashi, derisa golin e vetëm për skuadrën nga Suhareka e shënoi Mirlind Daku. Pas epilogut të kësaj ndeshje gara për titull, por edhe ajo për mbijetesë bëhet tejet interesante. Fitore para tifozëve të vet ka realizuar edhe Feronikeli që e ka mposhtur Vushtrrinë, me rezultat 2:0, derisa Drenica ka shënuar fitore si mysafire ndaj Dukagjinit në Klinë, me shifrat 3:1.