FLAKJA E ORËS ME ZILE

FLAKJA E ORËS ME ZILE

Charles Bukowski

Babai im gjithmonë thoshte: “Kush fle e
ngrihet me pula do të bëhet njeri i shëndetshëm, kamës
dhe i mençur”.

Në shtëpinë tonë qysh në orën tetë fikeshin dritat
e zgjoheshim në agim me aromë të
kafesë, proshutës së pjekur dhe vezëve të
skuqura.

Babai e ndoqi këtë rutinë të përgjithshme
gjithë jetën e lume dhe vdiq i ri, pa një dysh në xhep,
dhe, kujtoj, jo edhe aq i
mençur.

Duke i kushtuar vëmendje, këshillën e tij e ktheva mbrapshtë dhe ajo
u shndërrua, për mua, sa më vonë në shtrat e
për t’u ngritur po ashtu.

Tash, nuk po dua të them se e kam pushtuar
botën, ama u jam shmangur
bllokimeve të hershme të trafikut, i kam kapërcyer do
kurthe të zakonshme
dhe kam takuar do njerëz të çuditshëm dhe të
mrekullueshëm.

Një prej tyre
isha
unë – dikë që babai im kurrë s’e
ka
njohur.