“Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve” vazhdon të shpërndahet nëpër Kosovë

“Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve” vazhdon të shpërndahet nëpër Kosovë

“Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991”, një muaj pas botimit, është shpërndarë në libraritë më të mëdha të Kosovës. Të interesuarit tashmë librin mund ta gjejnë në këto qytete të Kosovës. Në Prishtinë, në redaksinë e gazetës “Epoka e re”, në librarinë “Dukagjini”, “Artini” dhe “Buzuku”; në Pejë në librarinë “Dukagjini”; në Ferizaj në librarinë “Rilindja”; në Istog në librarinë “Smartpoint” dhe “Meshari”; në Gjakovë në librarinë “Tomorri”; në Prizren në librarinë “Altera”, afër “Abi

Libri monografik, “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”, është botuar më 2 shkurt 2020 në shënim të 30-vjetorit të pajtimit të gjaqeve në Kosovë, nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Armagedoni”.

Ky libër është një shenjë modeste nderimi për mijëra zemërgjerë që, në vend të ngrehjes së gishtit të krimit, shtrinë dorën e pajtimit; gjaqet, plagët dhe ngatërresat i falën në emër të rinisë, flamurit dhe kombit. Kështu i dhanë fund gjakmarrjes dhe i liruan nga burgu shtëpiak mijëra persona. I liruan nga atmosfera e rëndë dhe druajtja, por edhe nga “detyrimi” për ta marrë gjakun. I bashkuan shqiptarët si kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt çlirimit nga Serbia. Është, gjithashtu, libër nderimi për qindra pajtimtarë vullnetarë dhe për punën e tyre përkushtuese.