21:59 / 11.03.2020
Kështu mbyllen pestë e para, Liverpool-Atletico e PSG-Dortmund
Liverpool dhe Atletico Madrid e kanë mbyll pjesën e parë më epërsinë e skuadrës angleze prej 1-0.
The Reds dhe madrilenët po luajnë në “Anfield” në sfidën e kthimit të Ligës së Kampionëve.
Winaljdum (43’), shënoi golin e epërsisë për skuadrën e Jurgen Klopp. Kujtojmë se ndeshja e parë në Madrid ishte mbyllur me fitoren e Atleticos prej 1-0.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të natës së sotme mes PSG dhe Borussia Dortmundit, pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e skuadrës franceze prej 2-0. Neymar (28’) dhe Bernat (45’), realizuan për PSG.























