22:48 / 12.03.2020
Premierliga vendos për ndeshjet e fundjavës
Premierliga nuk e ka ndërmend të ndalet pavarësisht përhapjes së madhe të koronavirusit nëpër Evropë.
Kampionati anglez do të vazhdojë të luhet siç është planifikuar. Përmes një njoftimi, faqja zyrtare e Premierligës ka bërë të ditur se ndeshjet e fundjavës do të zhvillohen siç janë planifikuar.
Premierliga është kampionati i vetëm që vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet normalisht. La Liga, Serie A dhe Bundesliga, tashmë kanë pezulluar kampionatet.























