Manchester United gati mega-ofertën për Koulibaly-n
BKT
Sport

Manchester United gati mega-ofertën për Koulibaly-n

Manchester United është duke përgatitur ofertën verore për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, raporton Don Balon.

“Djajtë e Kuq” ishin shumë të lidhur me 28-vjeçarin gjatë vitit të kaluar, dhe sërish kanë rikthyer interesimin për yllin e ‘napolitanëve’.

Siç raportohet, klubi nga “Old Traffordi” është i gatshëm të paguaj rreth 100 milionë euro aq sa thuhet se kushton kartoni i lojtarit.

Ndryshe, Koulibaly është duke u kërkuar edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe PSG-n.