Romani që parashikoi para 40 vitesh shpërthimin e koronavirusit
Sharr Travel

Romani që parashikoi para 40 vitesh shpërthimin e koronavirusit

Koronavirusi është parashikuar në një libër të publikuar në vitin 1981, me autor shkrimtarin amerikan Dean Koontz.

Romani titullohet “Sytë e errësirës” dhe tregon pasojat e një virusi brutal që shpërthen fillimisht në Wuhan të Kinës, në vitin 2020, aty ku është epiqendra e koronavirusit.

Por, virusi i romanit, që quhet Wuhan 400, është një armë biologjike e krijuar nga qeveria kineze për të dyfishuar popullsinë. Simptomat e tij nuk ngjajnë me ato të virusit të vërtetë, as vdekshmëria, pasi në roman kushdo që preket nga virusi, ndërron jetë. 

Fatmirësisht, koronavirusi është shumë më pak vdekjeprurës.