Pogba krijon fushën “Karantina PP Arena”, pse ka veshur fanellën e Juves?
BKT
Sport

Pogba krijon fushën “Karantina PP Arena”, pse ka veshur fanellën e Juves?

Paul Pogba ka postuar një video në Instagram, ku duket teksa stërvitet në shtëpinë e tij në atë që e ka quajtur “Karantina PP Arena”.

Bashkë me të në stërvitje është dhe shoku i skuadrës Viktor Liendlof, ndërkohë gjëja që bie më shumë në sy është fanella e veshur, e cila i përket bashkëkombësit të tij Bles Matuidi, mesfushori Juventusit.

Fanella s’ka të bëjë fare me të ardhmen e Paul Pogba, kaq shumë i lidhur me një rikthim te “Zonja e Vjetër”, por është veshur vetëm për të treguar mbështetje ndaj futbollistëve që vuajnë nga koronavirusi (Matuidi rezultoi pozitiv një ditë më parë), sqaron francezi.

“Ju prezantoj fushën time të re të stërvitjes. Ajo quhet ‘Karantina PP Arena’, e cila është e hapur 24 orë në ditë. Po kënaqem duke punuar me vëllain tim Viktor Liendlof. Jemi këtu për të mbështetur shokët tanë Matuidi dhe Ekdal, si dhe të gjithë atletët apo njerëzit e tjerë kudo në botë. Bëhuni të fortë dhe qëndroni në shtëpi të sigurte,” deklaroi Pogba.