Martinez drejt Barcelonës, ky lojtar e zëvendëson argjentinasin
BKT
Sport

Martinez drejt Barcelonës, ky lojtar e zëvendëson argjentinasin

Interi e mendon sulmuesin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang si zëvendësim të mundshëm për Lautaro Martinez, raporton ‘CalcioMercato’.

Martinez duket se është i vendosur që gjatë kësaj verë, t’i bashkohet Barcelonës.

Sipas mediave italiane, tashmë internistët janë në kërkim të pasuesit te Martinez.

Sulmuesi argjentinas pëlqehet nga krerët e Interit, por në garë për të zëvendësuar Martinez-in janë edhe Timo Werner, Gabriel Jesus dhe Anthony Martial.