16:37 / 20.03.2020
Lojtarët e Bayern solidarizohen me miliona
Shumë aktorë të botës së futbollit po solidarizohen me situatën e krijuar nga koronavirusi. Të fundit që kanë kryer një gjest fantastik janë dy lojtarët e Bayern Munchen: Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich.
Nga 1 milion euro për kokë kanë dhuruar lojtarët gjermanë për të luftuar virusin e tmerrshëm. Lajmi është bërë publik nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, aty ku Goretzka ka një mesazh shumë të bukur.
“Ne mund të fitojmë ndaj çdokujt në fushë, por koronavirusin e mposhtim vetëm së bashku“, lexohet në postimin e mesfushorit bavarez. Këto para do të shkojnë për organizatat bamirëse që po merren me ndihmën e personave të prekur nga pandemia.























