Coutinho rikthehet në Premier League, jo te Livepooli
BKT
Sport

Coutinho rikthehet në Premier League, jo te Livepooli

Manchester United është duke e monitoruar brazilianin Philippe Coutinho, raportojnë mediat spanjolle.

Asi brazilian, i cili po luan tek Bayern Munich në formë huazimi nga Barcelona, duket se gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.

‘Bavarezët’ tashmë janë deklaruar se “nuk do ta blejnë kartonin e brazilianit”.

Ndryshe, siç raportohet, Barcelona dëshiron ta shesë lojtarin, i cili është duke u vëzhguar nga Chelsea dhe Manchester United.

Por thuhet se ‘Djajtë e Kuq’ janë duke punuar intensivisht që ta sjellin në ‘Old Trafford’ Coutinhon.

Kujtojmë se braziliani më parë ka luajtur edhe për Liverpoolin.