Rakitiq drejt Sevillas, ja sa kërkon Barcelona
BKT
Sport

Rakitiq drejt Sevillas, ja sa kërkon Barcelona

Ivan Rakitiqi duket se në fund të këtij sezoni do të ‘divorcohet’ me Barcelonën.

Mesfushori kroat është i lidhur me rikthimin e tij tek ish-klubi i tij, Sevilla. Sipas mediave spanjolle, Barcelona kërkon 20 milionë euro për Rakitiqi.

Kroati nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme në skuadrën e katalonasve, dhe e ardhmja e tij, sipas të gjitha gjasave, do të jetë larg ‘Camp Nou’.

32 vjeçari prej kohësh kërkohet nga Interi, por mësohet se lojtari preferon rikthimin tek Sevilla.