11:16 / 22.03.2020
Neymar ka zgjedhur skuadrën e re, braziliani refuzon rinovimin e kontratës
Një lajmi bujshëm është duke qarkulluar për sa i perket të ardhmes së brazilianit Neymar.
Sipas “Sport”, sulmuesi ka refuzuar një tjetër ofertë të PSG-së për rinovimin e kontratës teksa me shumë gjasa në sezonin e ri do të kemi një rikthim të yllit brazilian te Barcelona.
Është folur prej kohësh për një rikthim të mundshëm të O’Ney te katalanastit, por sezoni i ardhshëm pritet të jetë i duhuri, për ta konketizuar këtë lëvizje.
Kujtojmë që Neymar është aktivizuar plot 4 vite në të shkuarën me fanellën e Barcelonës 2013-2017, ku arriti të fitojë edhe një Champions.























