Barcelona ‘harron’ Martinezin, ja mësynë yllit të Bolognas
BKT
Sport

Barcelona ‘harron’ Martinezin, ja mësynë yllit të Bolognas

Barcelona ka interesim për sulmuesin e Sassuolos, Jeremie Boga.

Gjiganti katalunas synon ta përforcojë skuadrën në verë, andaj dëshiron të transferojë disa lojtarë me kualitet të lartë.

Trajneri, Quique Setien ka interesim për sulmuesin, Lautaro Martinez, por ish-ylli i Chelseas shihet si transferim më i lirë.

Martinez ka klauzolën prej 111 milionë euro, ndërsa Boga kushton vetëm 25 milionë euro.

Për transferimin e Bogas, Barcelona duhet të mposhtë Interin, Napolin, Lille dhe Lyon të cilët janë të interesuar gjithashtu.