Juventus afër rinovimit me tre lojtarë të skuadrës
BKT
Sport

Juventus afër rinovimit me tre lojtarë të skuadrës

Juventus është afër rinovimit të kontratës me tre emra të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas raportimeve të ‘Goal Italy’, ‘Zonja e vjetër’ do t’iu ofrojë rinovim kontrate emrave si Giorgio Chiellini, Blaise Matuidi dhe Gigi Buffon, transmeton lajmi.net.

Treshja ‘Biankoneri’ kanë qenë pjesë kyçe e skuadrës këtë edicion, edhe pse Chiellini pësoi një dëmtim herët në sezon.

Tashmë, ata duket se do të rinovojnë kontratat e tyre të cilat pritet t’i mbajnë në Torino edhe për sezonin tjetër.

Detaje të tjera rreth kontratave të lojtarëve nuk janë zbuluar akoma.